Divjaka Jonë

Divjaka Jonë

"Divjaka Jonë" është një aplikacion i dedikuar për promovimin e Divjakës."Divjaka Jonë" është një aplikacion i dedikuar për promovimin e Divjakës.
Kthehu te lajmet

11 Nëntor 2026

Harta informuese dhe turistike e Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta

Në kuadër të projektit “Divjaka Jonë!”, IRCA ka realizuar një hartë informuese dhe turistike të Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta, me qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe vlerave natyrore të zonës. Harta prezanton shtatë shtigje turistike, distancat dhe kohëzgjatjen e tyre, pikat kryesore të interesit, si dhe informacione mbi biodiversitetin dhe rregullat për mbrojtjen e mjedisit. Ky material synon të përmirësojë orientimin dhe përvojën e vizitorëve, duke nxitur njëkohësisht ndërgjegjësimin për ruajtjen e trashëgimisë natyrore të Divjakë–Karavastas.

Ky aktivitet realizohet si pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3. Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Harta e Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta

PDF · 2 faqe

Harta e Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta, pamja 1Harta e Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta, pamja 2
Ky aplikacion është prodhuar në kuadër të projektit ReLOaD3, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP, në bashkëpunim me IRCA dhe Bashkinë Divjakë.