Divjaka Jonë

Divjaka Jonë

"Divjaka Jonë" është një aplikacion i dedikuar për promovimin e Divjakës."Divjaka Jonë" është një aplikacion i dedikuar për promovimin e Divjakës.
Karavasta

Mirë se vini në Divjakë

Aty ku natyra, kultura dhe tradita ruhen e trashëgohen brez pas brezi.

Lajmet e fundit

INFORMACIONE

Zbulo Divjakën

Evente, tradita dhe aventura në natyrë

Divjaka është një destinacion ku bukuritë natyrore, traditat lokale dhe aktivitetet kulturore krijojnë përvoja të veçanta për vizitorët gjatë gjithë vitit. Nga festivalet artistike dhe festat tradicionale, te eksplorimi i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, çdo stinë sjell mundësi të reja për të zbuluar këtë zonë.

1. Evente dhe aktivitete kulturore

Festivali “Vjeshta e Legjendave”

Një festë e artit dhe krijimtarisë, ku disiplina të ndryshme artistike sjellin performanca në hapësirat e Divjakës, duke ndërthurur natyrën, traditën dhe turizmin.

Pazari i Krishtlindjes

Magjia e festave të fundvitit përmes stendave prej druri, produkteve lokale, gastronomisë tradicionale dhe atmosferës festive.

Çelja e sezonit turistik

Një ftesë për të zbuluar natyrën, atraksionet turistike dhe përvojat që ofron Divjaka, duke promovuar turizmin e qëndrueshëm.

Takim brezash – Festë

Një aktivitet që bashkon brezat përmes kujtimeve, traditave dhe festës.

Koncert festiv për festat e fundvitit

Një program artistik për të festuar së bashku fundin e vitit.

Koncert festiv për 7–8 Marsin nga QKF

Aktivitete artistike me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit.

Koncert festiv për 1 Qershorin

Një festë e veçantë kushtuar fëmijëve.

Festat e Nëntorit

Aktivitete festive me karakter historik dhe patriotik.

2. Eksploro Divjakën me guida lokale

VAU EXPERIENCE

Guidë profesionale lokale në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta: vëzhgim shpendësh, biçikleta, kajakë, natyrë, kulturë, aventura, ekoturizëm, gastronomi dhe tradita.

experiencevau@gmail.com+355 67 767 8113

3. “Divjaka Jonë” – Guida jote digjitale

Për t’i bërë këto përvoja më të aksesueshme, aplikacioni “Divjaka Jonë” sjell në një hapësirë të vetme informacione mbi aktivitetet kulturore, festivalet, atraksionet turistike dhe guidat lokale. I promovuar nga të rinjtë e Klubit të Ambasadorëve, aplikacioni synon t’i ndihmojë vizitorët të planifikojnë qëndrimin, të zbulojnë mundësi të reja për eksplorim dhe të lidhen më afër me natyrën, kulturën dhe komunitetin lokal.

Divjaka nuk është vetëm një destinacion për t’u vizituar, por një përvojë për t’u jetuar gjatë gjithë vitit!

Harta informuese dhe turistike e Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta

Muze: Koleksioni Natyror i Altinit

GALERIA E FOTOVE DHE VIDEOVE

Projekti “Fuqizimi Rinor dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Divjakë” - Divjaka Jonë! po zbatohet nga IRCA me mbeshtetjen e Bashkise Divjake, si pjesë e Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3.

Bashkia Divjakë

Vizitoni faqen zyrtare  të Bashkisë Divjakë

Lexoni Udhëzuesin e përdorimit të aplikacionit Divjaka Jonë

Ky aplikacion është prodhuar në kuadër të projektit ReLOaD3, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP, në bashkëpunim me IRCA dhe Bashkinë Divjakë.