
29 Tetor 2026
Të rinjtë promovojnë bukuritë natyrore dhe turizmin në Divjakë!
Klubi i Ambasadorëve ka realizuar një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese me turistët dhe vizitorët, duke promovuar pasuritë natyrore, atraksionet turistike dhe mundësitë që ofron Divjaka për një turizëm të qëndrueshëm.
Gjatë fushatës, të rinjtë kanë prezantuar dhe ndarë aplikacionin “Divjaka Jonë”, si një mjet të vlefshëm digjital që u mundëson vizitorëve të eksplorojnë destinacionet turistike, të informohen mbi pasuritë natyrore dhe kulturore të zonës, si dhe të zbulojnë mundësi të reja për të përjetuar Divjakën.
Përmes kësaj nisme, si pjesë e projektit “Fuqizimi Rinor dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Divjakë – Divjaka Jonë!”, zbatuar nga IRCA me mbështetjen e Bashkisë Divjakë të rinjtë po vazhdojnë të kenë një rol aktiv si ambasadorë të komunitetit, duke kontribuar në promovimin e turizmit lokal, mbrojtjen e mjedisit dhe valorizimin e potencialeve të Divjakës.
Ky aktivitet realizohet si pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3. Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).










